UBT

Keqpërdoret identiteti i Granit Xhakës në Twitter

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Unë kurrë nuk kam parë interes që të jem prezent në Twitter, jam i kënaqur me faqen time Facebook.

Një polemikë e vogël në web ka ndodhur ditët e fundit. Menjëherë pas humbjes kundër Francës, Granit Xhaka mburrej me golin e tij në rrjetin social. Disa kanë denoncuar këtë qëndrim sipërfaqësor dhe më pas kanë ndryshuar mendjen. Pse? Sepse dikush në Twitter pretendonte të jetë lojtari i kombëtares zvicerane.

Daniel Visentini i gazetës Tribune Gjenevë i është drejtuar drejtpërdrejt Xhakës për të kuptuar arsyen e këtij komenti, i cili i është përgjigjur duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për llogarinë (konton) e tij dhe ai është përpjekur të mbyllë atë.

Mobi Casa

“Unë kurrë nuk kam parë interes që të jem prezent në Twitter, jam i kënaqur me faqen time Facebook.

Megjithatë, të gjithë kanë përcjellë aktualitetin tim për dy vjet përmes këtij rrjeti. Tifozët, gazetarët, atletët dhe madje edhe Shoqata e Futbollit e Zvicrës kanë rënë në kurth.

Unë nuk kam asnjë ide se kush është pas kësaj. Ne po përpiqemi për të mbyllur llogarinë, por kjo nuk është e thjeshtë”, ka thënë Xhaka.