RCCOLA

Keqpërdorën mbi 60 mijë euro, ‘dënohen’ me liri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Milazim Xani së bashku me asistenten e tij lëshonin leje për import të mallit në vlerë prej 41 euro. Për gjashtë muaj ata lëshuan 1 mijë e 789 leje për 489 kompani private, ndërkaq këto të fundit këto leje i kanë përdorur në pikat kufitare për import të mallit.

Xani i cili deri në momentin e arrestimit nga Policia, mbante pozitën e shefit të Inspeksionit, në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, (AVUK), duke lëshuar këso lejesh ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me 62 mijë e 320 euro.

Fundamenti

Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 24 tetor të vitit që shkoi ka shpallur fajtorë Xanin dhe Ahmetin me nga dy vjet burg me kusht që brenda tri viteve të mos e përsërisin veprën ( Tribuna).