Fundamenti

Keqpërdorën buxhetin për udhëtime

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kanë vizituar shtete të ndryshme të botës siç kanë dëshiruar vetë. Kanë marrë udhë edhe pa pasur ftesa fare, dhe kanë shpenzuar miliona euro pa ‘dhimtë’. Kështu kanë vepruar disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, shtatë nga gjashtëdhjetë ministritë e Qeverisë të cilave deri më tani u janë publikuar raportet e shpenzimeve për vitin 2012, kanë shpenzuar dhe keqpërdorur miliona euro në udhëtime jashtë vendit.

Mobi Casa

Siç ka treguar ZAP, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Integrimit, Ministra e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës buxhetin për këtë punë e kanë shpenzuar siç kanë dashur vet.

Auditori ka treguar gjithashtu se këto ministri kanë tejkaluar edhe shpenzimet e parapara në vijat buxhetore.(tribuna)