ARKATANA

Keqmenaxhimi solli ‘Trepçën’ në gjendje pa rrugëdalje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shyqyri Sadiku, i cili ka ngrirë pozitën e kryesindikalistit të “Trepçës” pasi është caktuar drejtor i Prodhimit në “Trepçë”, ka thënë se prodhimi mujor në minierën e Stan Tërgut nuk kalon 10 mijë tonë, ndërsa për gjendjen kur as pagat e punëtorëve nuk mund të sigurohen fajëson menaxhmentin, i cili ka udhëhequr me “Trepçën” në 7 – 8 vjetët e fundit. Minatorët: Gjendja është përkeqësuar me ardhjen e drejtorit menaxhues Basri Ibrahimi, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Për herë të parë prej përfundimit të luftës pagat e punëtorëve të “Trepçës” janë paguar në mënyrë të përzgjedhur.

Për muajin gusht pagat i kanë marrë vetëm minatorët, të cilët punojnë brenda minierës, ndërsa pa paga kanë mbetur rreth 500 punëtorë, stafi administrativ, sigurimi dhe punëtorët që kryejnë shërbime të tjera.

UBT

LEXO EDHE: Sejdiu: S’kemi vijë të kuqe për LVV-në, nuk e kemi armik

Përderisa për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht “Trepça”, kryesindikalisti i “Trepçës”, aktualisht drejtor i Prodhimit, Shyqyri Sadiku, ka fajësuar menaxhmentin që ka udhëhequr me “Trepçën” në 7 – 8 vjetët e fundit, minatorët shprehen se gjendja është përkeqësuar me ardhjen e drejtorit menaxhues të “Trepçës” Basri Ibrahimi, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

“Trepça” ka një staf më të gjerë se vetëm minatorët, ajo ka stafin administrativ, sigurimin, stafin e njësive biznesore, duke përfshirë punëtorët e industrisë kimike, të fabrikës së akumulatorëve e ata të pajisjeve përcjellëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.