Eko Higjiena

Keq për Manchester Cityn, por super-lajm për Arijanet Muriçi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pep Guardiola nuk do të nënshkruajë me ndonjë portier me përvojë pavarsisht se Ederson pësoi një lëndim.

Manchester City është në garë për katër tituj, por Guardiola është i lumtur që ka në dispozicionin kosovarin, Arijanet Muriç.

Braziliani, Ederson pësoi një lëndim në gju në humbjen, 2:1 nga Newcastle United të marten, shkruan Zëri.

RCCOLA

Nga ana tjetër, Claudio Bravo është duke u rikuperuar nga lëndimi në thembër dhe nuk pritet të rikthehet në fushën e gjelbërt deri në maj.

Kurse, ardhja e re, Zack Steffen nuk pritet të arrijë në skuadër deri në verë dhe kështu Guardiola nuk do ta transferojë asnjë portier.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë në afatin kalimtar. Nuk jemi në treg”, tha trajneri katalunas./Zëri/