UBT

Keq e më keq për Eros Grezdën, Steven Gerrard merr vendimin e papritur për futbollistin nga Kosova

/ 1 minutë lexim

Eros Grezda nuk ka të ardhme te klubi i madh skocez, Rangers.

Futbollisti nga Kosova pritet të fillojë me kërkimet për një klub të ri gjatë afatit kalimtar veror, shkruan Zëri.info.

E gjithë kjo vjen pasi reprezentuesi i Shqipërisë nuk është në planet e trajnerit Steven Gerrard.

RCCOLA

Edhe pse 24-vjeçari po stërvitet me skuadrën e parë, ai nuk është grumbulluar nga Gerrard për ndeshjen eliminatore të Ligës së Evropës.

Në këtë ndeshje, Rangers do të përballet me St Joseph, skuadrën që eliminoi FC Prishtinën në rrethin paraprak.

Ky vendim i drejtuesve për të lënë jashtë listës së Evropës, Eros Grezdën, tregon qartë se e ardhmja e futbollistit gjakovar do të jetë larg Skocisë./Zëri.info