Fundamenti

Keni shtypje të lartë të gjakut, nuk keni qarkullim të gjakut, pini lëng portokalli

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e portokajve: konsumimi i agrumeve ndërlidhet me reduktimin e pësimit të pikës në tru. Çelësi i kësaj qëndron në fitonutrientin në agrume, që quhet hesperidinë, e cila me sa duket përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër trup, përfshirë edhe në tru.

Duke përdorur një makineri që e mat qarkullimin e gjakut përmes lëkurës, ishte vërtetuar se ata njerëz, që kishin konsumuar dy gota me lëng portokalli, ishte vërejtur më pas se shtypja e gjakut ulej, ndërsa që qarkullimi apo rrjedhja në përgjithësi e gjakut përmirësohej. Kur të anketuarit kishin konsumuar lëngun e portokallit, qarkullimi i tyre i gjakut ishte edhe më i mirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me fjalë të tjera, lëngu i portokallit i pasur me hesperidinë ul rrezikun për të pësuar sulm në tru. Efektet pozitive të agrumeve nuk ka nevojë të maten vetëm me pajisje të ndryshme.

Mobi Casa

Në një studim, shkencëtarët kishin rekrutuar femrat që vuanin apo ishin të ndjeshme ndaj të ftohtit, që vjen si pasojë e qarkullimit jo të mirë të gjakut — femrat me duar të ftohta kronike, shputa dhe gishtërinj — dhe i kishin vendosur në një dhomë me ajër të ftohtë. Disa femra kishin konsumuar lëng portokalli, e disa të tjera kishin marrë placebo. Ato që kishin marrë plecebo ftoheshin, derisa ato që kishin konsumuar lëngun e portokallit nuk e ndienin të ftohtët.

(Kosova Sot)