Eko Higjiena

Keni probleme me lëkurën, kujdes me ushqimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjendja e lëkurës është një pasqyrim i proceseve që zhvillohen brenda trupit.

Prandaj, në qoftë se keni pamje të zbehtë dhe ju lajmërohen puçrrat në fytyrë, edhe pse puberteti është shumë prapa jush, është koha të keni parasysh përzgjedhjen e ushqimeve që i konsumoni.

“Çdo ndryshim në lëkurë, nëse është fjala për plakje, puçrra fytyre ose çrregullime të lëkurës, shpesh manifeston një çekuilibër të të ushqyerit në trup”, thonë dietologët, transmeton “Zeri.info”.

Drithërat, frutat dhe perimet, bishtajoret dhe peshku si burim kryesor i acideve yndyrore omega-3, janë aleatët më të mirë në rigjenerimin e indeve epiteliale dhe arritjen e pamjes së një lëkure të shëndetshme.

Fundamenti

Falë efektit antiinflamator, ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3, të tilla si, vaj peshku, prodhimet e detit, arra dhe farat e lirit, janë aleatë të rëndësishëm në adresimin e problemit të akneve.

Në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka asnjë provë shkencore se çokollata shkakton puçrra fytyre.

Megjithatë, duket se disa prej ushqimeve në individë të caktuar mund të shkaktojnë paraqitjen e tyre.

Studimi nga viti 2008 i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë ka gjetur një lidhje midis marrjes së qumështit dhe rrezikut më të ndjeshëm për puçrra fytyre te djemtë dhe vajzat. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.