UBT

Këngëtarja shqiptare nga Zvicra nënshkruan kontratë me “Four Music”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ilira Gashi ka nënshkruar kontratë me “Four Music”, që është degë e “Sony”

Njëra nga këngëtaret më të njohura shqiptare në Zvicër është Ilira Gashi. Ajo është me prejardhje nga Prishtina, derisa e lindur në Bernë.

Babai i saj është nga Kosova, kurse nëna nga Shqipëria, derisa Ilira ka ndërtuar karrierën në Zvicër.

Këngëtarja e njohur e zhanrit pop ka nënshkruar kontratë shumë të rëndësishme me kompaninë e njohur “Four Music”, që është edhe degë e “Sony”, shkruan albinfo.ch.

Hidromorava

Gashi është një këngëtare shumë e talentuar, dhe po shkon hapave të Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Ajo ishte edhe kandidate më 2011 për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”. Ndërkohë, në maj 2010, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 7” me këngën “Shoku im më i ngushtë”.

Në nëntor 2010 merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Tek”. Në qershor 2011, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Ëndërr”.

http://www.albinfo.ch/kengetarja-shqiptare-nga-zvicra-nenshkruan-kontrate-me-four-music1/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.