Fundamenti

Këngëtarja Shqiptare Annella Zarina e suksesshme edhe në tregun muzikor ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim

Annella, këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur muzikore, e cila jo vetëm që po zë vendin e saj në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik nga shoqërinë daneze. Annella është shqiptarja, e cila pa dyshim se është një yll në ngritje e sipër, me një histori frymëzuese të suksesit.

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare në mbarë diasporën po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme, por, duket se ajo muzikore po mbizotëron fuqishëm në tregun botëror, aq sa edhe na bëjnë të ndihemi krenarë për arritjet e tyre dhe që nuk kanë hezituar asnjëherë tregojnë prejardhjen e tyre shqiptare.

E njëra prej tyre është sigurisht edhe Annella Zarina, këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur muzikore e cila jo vetëm që po zë vendin e saj në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik nga shoqërinë daneze.
Annella ka lindur në Cyrih, në Zvicër, por me prejardhje është nga Dukagjini. Prindërit e saj kishin ardhur nga Peja në Zvicër, por jo për të vazhduar gjatë.

UBT

Pas një viti e gjysmë nga lindja e Annellës, ata u shpërngulën në Danimarkë si refugjatë, shtet ky, ku Annella është rritur dhe zhvilluar artistikisht. Annella si 14-vjeçare kishte filluar në mënyrë profesionale të këndojë në një studio në Danimarkë. Prindërit e saj donin që paralelisht me këndimin, ajo të shkollohej edhe në “Shkollën e Muzikës”. Ani pse në fillim ajo nuk e pranoi aq mirë këtë, sot ndihet falënderuese prindërve, sepse aty pikërisht mësoj shumë dhe u bë e pasur profesionalisht.

Zëri i saj është karizmatik, dhe ndjek një rrymë interesante të trajtimit të këngës. Shumë ekspertë danezë e vlerësojnë ngjyrën e zërit të saj të veçantë dhe unike në tregun muzikor që sipas tyre ka shumë pak në fushën e saj.

Annella shquhet edhe për gjallërinë që krijon në këndim dhe skenë, me ngjyrat e saj dhe stilin e veçantë të veshjes. Po ashtu, për të nuk është aspak problem të këndoj edhe në zhanret tjera./rajonipress/