UBT

Këngëtarja së shpejti me titullin Doktor!

/ 4 minuta lexim
KKVITI

E pëlqen ushqimin hungarez. Por flinë shqiptare nuk e ndërron me asgjë. Adelina Emini, këngëtarja nga Prishtina gjatë një interviste për Kolona.al veç për ushqimet e preferuara e dashurinë, ka treguar edhe për angazhimet aktuale, ndërsa ka bërë me dije se shumë shpejt do të sjell në treg projektin e saj të ri. E derisa angazhimet rreth këngës nuk i ndalë, Emini thotë se vazhdon punën e saj në RTK e UBT. Këto dhe shumë të tjera, këngëtarja i ka rrëfyer në Kolona.al, ndërsa ka treguar edhe për shpirtin e saj human dhe studimet në doktoraturë.

Adelina, cilat janë angazhimet aktuale rreth këngës, për ju?

Adelina: Jam duke punuar në një këngë të re dhe shpresoj që shumë shpejt do të lansohet së bashku me videoklip.

Përveç në muzikë, ku tjetër mund t’iu gjejnë fansat?

Adelina: Në sektorin e Marketingut të RTK- së, në Kolegjin për Biznes dhe Teknologji “UBT”, në Universitetin e Prishtinës dhe rrallëherë gjatë vikendeve në ndonjë nga restorantet e Prishtinës.

Cila është përditshmëria e juaj?

Adelina: Puna me orar të plotë në sektorin e Marketingut në RTK , puna ne Kolegjin UBT, puna ne doktoratë pranë UP- së si dhe angazhimet familjare.

A keni ndonjë ndërhyrje estetike, nëse po ku?

Adelina: Jo nuk kam bërë.

A do t’i sugjeronit të rinjve që të bëjnë ndërhyrje estetike për tu dukur bukur, apo jeni kategorikisht kundër tyre?

Adelina: Kategorikisht jam kundër tyre pasi që mendojë se çdo njeri ka një bukuri të vetën, të veçantë natyrale.

Sa jeni e dhënë pas gardërobës së re, apo thjeshtë ato që i keni i doni dhe i shfrytëzoni në maksimum?

Adelina: Çdo veshje e imja është ngushtë e lidhur me emocione të caktuara si me rastin e blerjes e po ashtu edhe me rastet e prezantimeve të mia andaj jam shumë ngushtë e lidhur me to dhe i shfrytëzoj deri në maksimum. Megjithatë gjërave të caktuara u kalon moda andaj domosdo e përcjelli të njëjtën. Çdo herë kur më jepet rasti të lëvizi jashtë vendit çoftë me punë apo privatisht, e shfrytëzoj kohën e lirë që të rifreskoj gardërobën time.

Cila është ngjyra e juaj e preferuar?

Adelina: E bardha

Pas çka jeni më shumë e pasionuar, çantave, këpucëve…?

Adelina: Pas këpucëve dhe këmishëve.

A jeni e dashuruar?

Adelina: Jo

Cilat janë vendet më të preferuara që dilni ju zakonisht?

Mobi Casa

Adelina: Restoranteve me ushqim të frutave të freskëta të detit.

Të kthehemi nga kuzhina:

Sa jeni e zonja në kuzhinë?

Adelina: Nuk mund shumë të lavdërohem për ndonjë zotësi të veçantë në kuzhinë, mirëpo sa herë që më jepet rasti përgatis ushqime të llojeve të ndryshme të cilat nëna mi ka mësuar që nga mosha ime rinore.

Çka dini të përgatisni më mirë, e çka nuk ju shkon për dore?

Adelina: Më së miri di të përgatis ushqime tona tradicionale dhe ushqimet me fruta të detit.

Cila është pjata juaj e preferuar nga kuzhina tradicionale, dhe ajo e huaj?

###a href=”http://www.kolona.al/mihrije-b… edhe: Mihrije Braha flet për fëmijërinë, publikon foto

###/a###

Adelina: Nga kuzhina jonë tradicionale parapëlqej flinë gjersa nga kuzhina internacionale parapëlqejë ushqimin hungarez.

Sa lexoni libra?

Adelina: Lexoj shumë libra nga fusha ime profesionale por gjithashtu gjej kohë për të lexuar edhe romane dhe poezi.

Po filma a shikoni, cilin zhanër më shumë?

Adelina: Jam mjaftë e pasionuar pas filmave por që shumë vështirë gjej kohë për ti shikuar. Megjithatë kryesisht shikoj filma të zhanrit dramë dhe filma të bazuara në ngjarje të vërteta.

A e pëlqeni palestrën apo e keni më shumë në qejf ecjen në natyrë?

Adelina: E pëlqejë ecjen në natyrë por përkundër dëshirës më duhet të e bëjë kombinimin e të dyjave.

Kur keni dhënë lëmoshë për herë të fundit?

Adelina: Rregullisht japë lëmoshë gjatë festave e së fundmi kam dhënë lëmoshë gjatë këtij muaji në 6 apo 7 raste , në para veshje, dhe donacion.

Po me autobus urban kur keni udhëtuar për herë të fundit?

Adelina: Në vitin 2010. /Kolona.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.