Eko Higjiena

Këngëtarja e sukseshme shqiptare në Francë: E kam obligim të këndoj shqip

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është vetëm 14-vjeç dhe mund ta themi me plot gojë që është një yll i skenës franceze. Zëri i saj ka mahnitur të vegjël dhe të mëdhenj jo vetëm në këtë shtet por në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila është duke bërë namin në Francë me vokalin e saj fantastik.

Ky super talent nuk mund ti mungonte rubrikës “Special Edition By Arjola” mëngesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, përcjell Albinfo.ch.

Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe ndonëse fama e saj çdo ditë dhe më shumë po ritet Erza nuk harron prejardhjen e saj dhe gjuhën mëmë, shqipen.

Fundamenti

Gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu ajo tregoi planet e saj të cilat u prishën nga pandemia. Erza kishte planifikuar një tur në të gjithë Francën ku në repertorin e saj nuk do të mungonin as këngët shqip pasi dëshira e vogëlushes 14 vjeçare është ti tregojë të gjithëve që është shqiptare.

“Do të këndoja shqip këngën time që e kam bërë në fillimin, një nga këngët e albumit. Do e filloja koncertin me këtë këngë dhe gjatë koncertit do flisja dhe shqip. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë obligim të këndoj shqip dhe të flas shqip në album dhe në koncertin tim. Unë jam shqiptare dhe nuk mund të qëndroj pa i treguar njerëzve që jam shqiptare . Unë di të flas shqip, di të këndoj shqip dhe nuk mund të bëj një koncert të gjithin frëngjisht pa kënduar shqip”

https://www.albinfo.ch/kengetarja-e-sukseshme-shqiptare-ne-france-e-kam-obligim-te-kendoj-shqip-jam-shqiptare-dhe-dua-ta-tregoj1/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.