Eko Higjiena

Këngëtarja Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Artistja me prejardhje shqiptare Donna Dafi po shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Projekti i saj më i ri, “Trouble”, nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e publikut, por ka fituar edhe vlerësime nga disa prej revistave dhe platformave të njohura të muzikës dhe kulturës.

Revista britanike FIZZY MAG e përshkruan “Trouble” si një këngë që jeton “mes dëshirës dhe vendimeve të mira”, duke vlerësuar vokalin intim të Donna Dafit dhe mënyrën se si ajo trajton tërheqjen, pasojat dhe emocionet me një qasje moderne e elegante. Revista ndalet veçanërisht te videoklipi, të cilin e cilëson si një rrëfim psikologjik ku dëshira shndërrohet në metaforë artistike.

Edhe The Garnette Report e konsideron “Trouble” një projekt tërheqës pop me elemente R&B, duke theksuar energjinë flirtuese, ritmin modern dhe mesazhin e këngës për tërheqjen ndaj dikujt që mund të të fusë në telashe. Revista vlerëson gjithashtu videoklipin për estetikën e tij kinematografike.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm vjen nga 1883 Magazine, e cila pati premierën ekskluzive të videoklipit “Trouble”. Revista e cilëson projektin si një kombinim të pop-it modern, tregimit filmik dhe sinqeritetit emocional, duke e përshkruar Donna Dafin si një artiste që po ndërton një identitet unik, ku muzika, moda dhe arti vizual bashkohen në një univers kreativ.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, Bong Mines Entertainment e rendit “Trouble” ndër publikimet më interesante të momentit, duke vënë në pah produksionin elegant, melodinë me ndikime pop dhe R&B, si dhe aftësinë e artistes për ta kthyer videoklipin në një histori kinematografike me simbolikë të fortë.

Vëmendja që “Trouble” po merr nga këto media ndërkombëtare dëshmon se Donna Dafi po ndërton me sukses profilin e saj në tregun global të muzikës. Me një stil të veçantë artistik artistja me rrënjë shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në mediat prestigjioze dhe po konfirmon se është një emër që ia vlen të ndiqet në skenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.