UBT

Këngëtari Naser Berisha kalon edhe një sfidë në jetë, fuqimisht i kthehet muzikës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ai u përball me një sëmundje të pashërueshme, por që fatmirësisht pa rrezik për jetë dhe pas tri vitesh mblodhi forcë, u ringjall si feniksi dhe është kthyer aty ku e kishte ndërprerë karrierën e tij muzikore, duke realizuar me plot sukses këngën më të re të tij “Lora”.

Me dukje të re, këngëtari i mirënjohur Naser Berisha i është kthyer skenës muzikore, duke nxjerrë edhe një hit të ri, “Lora” këngë kjo tejet e pëlqyeshme nga publiku.

Këngëtari i hiteve “Do të doja”, “A më kujton”, “Deti i lodhur” dhe i shumë hiteve të tjera, për tri vite i ka munguar skenës muzikore kosovare dhe jo me dashjen e fajin e tij. Ai pati një pauzë shpirtërore dhe i është kthyer skenës muzikore, tashti me pamje të re e më një imigj të ri. I mësuar të përballet me sfidat e jetës, Naser Berisha që qysh i ri u desh të largohet në mërgim, pati edhe një sfidë në jetën e tij, u përball me një sëmundje të pashërueshme, por që fatmirësisht pa rrezik për jetë.

Ai mblodhi forcë, u ringjall si feniksi dhe aty ku e kishte ndërprerë karrierën e tij muzikore dhe është kthyer me plot sukses me këngën më të re të tij “Lora”.

Uji Dea

Dukja e tij është me të vërtetë ndryshe nga ajo qe jemi mësuar ta shohim, por zëri i tij nuk ka pësuar asnjë ndryshim, është po ai zë karakteristik, me po aq fuqi si më parë dhe me energjinë e njëjtë në punën e ti si këngëtar, kompozitor dhe tekst shkrues.

Në hitin më të ri të tij “Lora”, Naser Berisha i këndon një balerine të dikurshme, e dashur e një muzikanti të cilit kurrsesi t’i vije suksesi edhe pse tërë kohën i përkushtohet muzikës. Lora që mbetet e vetmuar edhe ajo një ditë vendos që edhe ajo t’i kthehet jetës së saj dhe të vazhdoj me baletin, duke shkuar në kryeqytet dhe pas një pune të gjatë arrinë në kulminacionin e karrierës së saj si balerinë.

Tekstshkrues i kësaj kënge është vetë Naser Berisha, muzikën e ka bërë Barlet Qerimi dhe është prodhuar nga BB-Records (studioja e Naserit), kurse videoklipin e ka punuar me Urban Graphics.

“Tashti në vazhdimësi do të publikoj këngë të reja dhe shpresoj se do të nxjerr albumin tim të katërt”, thotë Naser Berisha, duke thënë se në Kosovë, por edhe në botën shqiptare është vështirë të jetohet nga muzika e veçanërisht kur njeriu merret me krijimtari të mirëfilltë./rajonipress/