FIDANISHTJA

Këngëtari Gjilanas Granit Ismajli lanson albumin e tij të parë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtari i talentuar gjilanas, Granit Ismajli, brenda 24 orëve do ta lanson albumin e tij të parë me këngë popullore qytetare të vjetra.

Këngëtari Ismajli, siç bën të ditur në këtë album do të jenë gjithsej 8 këngë popullore e më tepër do të jenë këngë të vjetra burimore qytetare.
“Nesër do ta publikojmë albumin e parë timin, albumi do të ketë 8 këngë popullore dhe për çdo javë do ta publikojë nga një këngë për t’ju përgatitur fansave të mi befasi të këndshme, këtij albumi i kam kushtuar kujdes kërkesave të fansave me këngët të cilët i kanë kërkuar ata vetë dhe shpresoj se do të ndahen të kënaqur”, thekson këngëtari Ismajli.

GRANDEMALL

Këngëtari gjilanas Granit Ismajli, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në formimin e këtij albumi i cili do të jetë me plotë surpriza.
“Pa bashkëpunëtorë ky album vështirë se do të mundej të realizohej, i jam shumë mirënjohës Genc Prelvukaj i cili ka bërë orkestrimin, me kitarë do të jetë kitaristi i madh Astrit Stafai, me klarinet do të jetë mjeshtri i madh Murat Ismajli ndërsa me piano do të jetë poashtu mjeshtri i madh Basir Racipi, ndërsa videoklipet i ka bërë Blackfish, poashtu një falënderim të veçantë ka bandi i mrekullueshëm Mallëngjim Talushi, Amir Raqipi, Endrit Rexhepi e Adriatik Kallaba”.

Talenti tani më i dëshmuar këngëtari Ismajli ka bërë të ditur se fansave dhe dashamirëve të muzikës shumë shpejt për respekt të tyre do t’ju bën edhe një befasi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.