Këngëtarët vazhdojnë thirrjet kundër armëve siriane…

Lajmi për sjelljen e armëve kimike në shtetin amë si duket i ka prekur shumë edhe fytyrat tona publike. Pas një proteste që bën populli në Shqipëri dhe Kosovë, ditën e mërkurë edhe këngëtarët tanë kanë mbushur faqet e tyre zyrtare nëpër rrjete sociale me mbishkrime kundër këtij fakti.
“Me mijëra, por askush nuk i shkel lulet! Sepse Shqipëria është KUNDËR armëve kimike. T’i themi JO ‘vdekjes’ së Shqipërisë!”, ka shkruar Bleona Qereti përmes rrjeteve sociale.
Ngjashëm me Bleonën kanë vepruar edhe Manjola Nallbani, Vesa Luma, Xhensila Myrtezai, Besa Kokëdhima e shumë emra të njohur të skenës shqiptare.
Thirrjes i është shtuar edhe Tuna, ndërsa ka shkruar “Njerëz mos neglizhoni sot, sepse kanceri dhe helmet do të jenë pjesë e jetës sonë nesër… Kundër armeve!”.(Tribuna)