FIDANISHTJA

Këngëtar drithërues i atdheut

/ 2 minuta lexim
HW

Për librin e Rrustem Gecit “Dora e Atdheut”. Ky libër voluminoz i Rrustem Gecit me 950 faqe dhe 15 mijë vargje i ngjan një romani poetik. Futesh në ‘të dhe ënda dhe imagjinata humbasin në pyllin e madh të poezisë së tij. Poezitë, si afreske të panumërta, gjëmojnë e jehojnë…

Ka shumëllojshmëri motivesh si: ai atdhetar, social, erotik, e filozofik…Të tëra kanë arsenal mesazhi qiellin e kaltërt të ndjenjave, por, pa mëdyshje, them se motivi atdhetar është vektori, kulmi dhe qielli i qarkut të tij poetik. Ai dritëson në poezi dhe poema – imazhe homerike, dhe dritë lëbyrëse…

Atdheu ( etnik ) për poetin është kredoja dhe emblema, fryma dhe ndërgjia, toka e bimësia, kuptimi dhe ekzistenca, dinjiteti dhe shqetësimi i brezave.

Nuk ngopesh duke lexuar esencat dhe sentencat poetike për këtë atdhe të kryeherit, këtë- “dritë qielli në Shqipëri”- siç poetizon autori. Rrustem Geci i këndon poezisë, dhe këtij kryemotivi, ashtu si poetët e shquar ballkanas – atdheve të tyre – Vapcarovi, Botevi, Ricosi, Shandor Petëf, etj.

Ky motiv universal të deh e mrekullon në penën e regjur psikomeditative të poetit Rrustem Geci. Epo ashtu ai të befason me motivet
erotike që shpalos, me pamjet sociale të karaktereve e fenomeneve.

HW

Një poet meditativ, I ëmbël, transparent, mendor e ndjesor nga më

të arrirët…

Idajet Jahaj

Poet, Vlorë

28. o6. 2017

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.