Këngën e Hersit, s’po e pëlqejnë europianët

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Hersi Matmuja, mund të s’kualifikohet shumë shpejt nga Eurosong sivjet.
Përderisa kanë mbetur vetëm edhe një muaj deri në mbajtjen e festivalit më të madh të këngës në Europë, Shqipërinë më sa duket e pret një eliminim i hershëm nga ky festival.
Këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “One Night’s Anger”, që është një baladë pop – rok është njëra prej këngëve që më së paku është klikuar në youtube.com.
Si rrjedhojë, Hersin e pret një eliminim i shpejtë nga ky festival.
Kënga, që është lansuar në këtë kanal që nga 16 marsi i këtij viti deri me tani nuk është klikuar më shumë se 132,569, ndërkaq prej dëgjuesve ka 1322 like dhe 609 dislike.
Njëra prej këngëve favorite po konsiderohet Aram e Armenisë e cila deri me tani është dëgjuar 1 780 218 herë në youtube.com që e bën atë favorit për ta fituar këtë festival.
Kujtojmë që suksesin më të madh në Eurosong e patë Rona Nishliu me këngën Suus duke u renditur e pesta.