Këngë përkushtimi ndaj vendlindjes

S’ka ma bukur se N’ tugjec, Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
N’ gjithfarë vendesh , unë, kam ra !…
Por, askund si në Tugjec –
Vend ma t’ bukur nuk kam pa !
Ec e ec, ec e ec –
Kund nuk pashë si në Tugjec!
Ec e ec, ec e ec –
S’ ka ma bukur se n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Unë, kam pa shumë begati !…
Por, askund si në Tugjec –
Kund nuk gjeta rehati !
Ec e ec, ec e ec –
Begatia është n’ Tugjec !
Ec e ec, ec e ec –
Rehatia është n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Nuk ka shije buka e huaj !…
Dhe askund si në Tugjec –
Urinë time s’ mund ta shuaj !
Ec e ec , ec e ec –
Buka e shijshme është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Uji ma shuan etjen n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë stoli e bukuri !…
Por, askund si në Tugjec,
Kund nuk gjeta lumturi !
Ec e ec, ec e ec –
Bukuria është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Lumturia është n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
N’ hap me kohë duke frymua !…
Ajër ma t’ pastër se n’ Tugjec –
Askund n’ botë nuk kam shijua !
Ec e ec, ec e ec –
Ajri i pastër është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Shpirti i lirë frymon n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Për t’u çlodhë me fjet kam ra !…
Por, askund si në Tugjec –
Gjumë ma t’ ëmbël nuk kam ba !
Ec e ec, ec e ec –
Gjumë të ëmbël bëjë n’ Tugjec !
Ec e ec, ec e ec –
Trupi m’ gjen qetësi n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë parajsë e pashë uri !…
Por, askund si në Tugjec –
S’ ka parajsë , as pasuri !
Ec e ec, ec e ec –
Pasuria është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Parajsa është në Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë kaltri e yje qielli !…
Por, askund si në Tugjec –
Ma bukur s’ më ngrohu dielli !
Ec e ec, ec e ec –
Qielli i kaltër është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Dielli m’ ngrohë veç në Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Mirë ia pashë rrezet e hënës !…
Por, askund si në Tugjec –
Ma ëmbël nuk ia thash këngës !
Ec e ec , ec e ec –
Hëna lëshon rreze n’ Tugjec !
Ec e ec, ec e ec –
Kënga ëmbël m’ shkon n’ Tugjec !
Gjilan, më 08.08.2013.