HW

Këngë kushtuar nënës Ferdonije Qerkezi

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Rrëfimi prekës i nënë Ferdonije Qerkezit –
Për çdo ditë, pres një lajm prej mëngjesit !
Pres çdo ditë për një lajm me e marrë –
Po s’ po vjen asnjë lajm kurrfarë !

Dita Kombëtare e të Pagjeturve e këtij viti –
E gjeti sërish Ferdonije Qerkezin n’agoni që i priti,
Bashkëshortin e saj me dy djem të zhdukur ,
Ku çdo gjurmë e tyre, kaherë kishte humbur!

Ajo edhe sot kërkon që pritjes së saj te katundi
Dhe shumë familjarëve te të zhdukurëve t’i vijë fundi !
“Si t’ çohem në mëngjes, pres mos po më vjen ndonjë lajm i lumtur –
Për bashkëshortin dhe dy djemtë , që ka kohë që më kanë humbur !

Po nuk më vjen kurrfarë lajmi, e mua më dogji malli –
Duke pritur kot e kot, malli zemrën seç ma kalli !
Kam vizitorë që vijnë kohë pas kohe e mi lëshojnë sytë –
Por, dita e jetës time është gjithmonë e zymtë”!

“Në vitin 2015 , më është kthyer djali im i madh, Artani fatbardhë
Dhe djali i vogël, Edmondi, që Zoti ma ka falëfamë madh !
Shpresat bajagi na kanë hupë e nuk di se kah na shkuan,
Se institucionet tona vendore dhe ndërkombëtare shumë pak punuan !

Por, tash po shpresojmë me institucionet e reja –
Se mos po punojmë më shumë se po na kthehet ideja !
Jo vetëm fëmijët e mi, por edhe t’ gjitha nënave t’ veta –
Nënë Ferdonija tha se nuset e djemve të saj, punojnë sikur bleta !”

FIDANISHTJA

Kanë jetuar dhe pritur bashkë nëpër vende t’ ndryshme natyre –
Me te , për pesë vjet e gjysmë pas zhdukjes së tyre !
Dhe më pas kanë vazhduar rrugën e tyre për Rugovë –
Nga ajo kohë ,nënë Ferdonija jeton e vetme në Gjakovë !

Ajo tha se nga shteti merr 250 euro t’ mjera
Dhe se nuk do ndonjë trajtim të veçantë nga nënat tjera !
“Si dikush që i ka hupë dy – tre, si dikush që i ka hupë krejt –
Jemi si kategori më e veçantë, por kam qejf me punua drejt !”

Qerkezi thotë se kanë grumbulluar dëshmi bum e bum –
Më shumë se që kanë “qime në flokë”, por se s’u bë shumë !
Por, shpresojmë që sa të jetë jeta –
Do të del në shesh e vërteta !

“Mirë është t’i vendoset kusht Serbisë – t’i gjejë të zhdukurit,
Të kërkojë falje dhe t’i dënojë kriminelët !
Edhe pse ne , me këtë nuk ngihemi t’ gjallë sa t’ jem,
Seps , djemtë ma kurrë për s’ gjallë s’na i kthejnë “!

Gjilan, më 28.04.2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.