Këngë kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Hej , Fehmi Lladrovci , o zemër kreshnike –
Dhe bashkëshortja e tij , o, shumë grua besnike !
Ajo Xhevë Krasniqi ,o , një vajzë prej fisi –
Me bashkëshort Fehmiun – luftën bashkë e nisi !

Refreni :
S’ e trembë lufta , Xhevë Lladrovcin –
Nuk e lenë vetëm bashkëshortin !
Xhevë Krasniqi e Fehmi Lladrovci –
Dy bashkëshortë , që s’ iu gjendej shoqi !
Fatime Hetemi , o, një vajzë e re –
Bashkë me ta , ka ra , o , për t’ shtrenjtin Atdhe !
Për t’ shtrenjtin Atdhe , o, edhe për liri –
Nuk e deshën jetën , të rrojnë nën robëri !
Hej, kjo Xhevë Krasniqi – o , kjo Xhevë Lladrovcja –
Ani , për trimëri , o, kund s’ i gjendej shoqja !
Njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së –
Ishte luaneshë , o, trimëreshë me besë !
Bashkëshortët Lladrovci , me zemra kreshnike –
Ishin ndër figurat më emblematike ,
Të organizimit dhe luftës për liri ,
Në Kosovë , për të vjetër edhe për të ri !…
Pas qëndresës heroike t’ Fehmiut dhe Xhevës ,
Luftëtarëve tjerë të UÇK-së së trevës –
Nga forcat barbare , shkelej mbarë Drenica ,
Nga pushkët çlirimtare , dridhej Çiçavica !…

Më 22 Shtator 1998 –
Ky çift , heroikisht ranë pa kursyer jetë !
Në një betejë të vështirë e t’ pa barabartë –
N’ luftë me forcat serbe dhe sllavo – barbarët !
Bashkë me ta ra dhe studentja Fatime Hetemi –
Si dhe shumë dëshmorë të tjerë prej këtij tereni !
Fehmi Lladrovci ishte Komandant i Brigadës 114 –të –
Emrin e tij , kjo brigadë do ta mbajë për jetë !

N’ vitin 2019 , më datën 19 Shtator –
N’ Drenas janë vendosur shtatoret për dëshmorë !
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , do t’ jenë të pavdekshëm –
Aty do t’ jetojnë gjithmonë n’ kujtim të përjetshëm !
II. Kënga e dytë kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit – shëmbëlltyrë e kohës ,
Dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,
Që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë –
Janë simbole heroike të lavdisë dhe krenarisë !
Bashkë me Fehmiun dhe Xhevën , maleve dhe bjeshkës ,
Duke luftuar për liri , para 21 vjetësh ,

N’ fushë të nderit , trimërisht ra edhe Fatime Hetemi –
“Heroina e Kosovës “ – mburremi që e kemi !
Fehmiu , Xheva dhe Fatimja edhe çdo dëshmorë –
Janë frymëzim dhe motiv për ne , që e kem fatin në dorë !
Për të punuar edhe ndërtuar deri sa nuk është vonë –
Për një të ardhme sa më të mirë në atdheun tonë !
Këngën tonë shpërndajeni kudo trojeve të Ilirisë –
Për ta nderuar heroizmin e luftëtarëve të lirisë !

Për t’ uruar nënat që të shohin dritë –
Për heronjtë e kombit tonë që i kanë lindë e rritë !
Gjilan, më 22.09. 2019.
Demir Krasniqi

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).