Fundamenti

Këngë kushtuar dr. Ramadan Xhemës ( 1936 – 2020 )

/ 5 minuta lexim
HW

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Për një atdhetar dhe njëzot të veprës –
Do t’ këndoj me shpirt dhe me xhan të zemrës !
Do t’i këndoj Doktorit trim , Ramadan Xhemsë –
Le e rritë n’ Tupallë , n’ komunë të Medvegjës !

Më datën 8 Dhjetor 2020 –
Na iku nga kjo botë njeriu i vërtetë !
Veprimtari i madh i kauzës kombëtare –
Le e rritë n’ Tupallë , në trojet shqiptare !

Doktor Ramadani u lind në vitin 1936 –
N’ familjen bujare që shumë e kanë dashtë !
N’ familjen e njohur të Muhaxhirëve t’ parë –
Nga Vranoci i Lebanës , t’ vendosur në Tupallë !

Shkollimi fillor i Ramadan Rexhës –
U krye n’ gjuhën serbe , në një shkollë t’ Medvegjës !
Pas shkollimit shkonte si deti tallaz –
Pas kësaj , n’ Prishtinë regjistrohet në gjimnaz !

Donte ta shijonte shkollimin në Kosovë –
Transferohet n’ shkollën e Mësuesisë n’ Gjakovë !
Por shumë kohë nuk ka kaluar –
Në gjimnaz u transferua për të diplomuar !

Pas këtij shkollimi , punon një kohë në Prishtinë –
Në detyrë të mësuesisë , diturinë e shkrinë !
Pastaj regjistrohet n’ Fakultetin e Mjekësisë –
Në qytetin e Rijekës , n’ shtet të Kroacisë !

Në vitin e dytë të studimeve të Mjekësisë –
Arrestohet nga UDB-ja e fashizmit të Serbisë !
Kështu Ramadanin e ngarkuan me shumë halle –
Gjoja për veprimtari në krijimin e Shqipërisë së Madhe !

Duke e transportuar për në burgun e Leskocit ,
Siç ishte shumë i shkathtë , që s’i gjendej shoqi –
Me duar të lidhura , i shqelmon policët përcjellës
Dhe kërcen nga vagoni i trenit pa asnjë pikë stres !

Kështu për një periudhë kohore jeton n’ arrati –
Porse nuk kalon shumë kohë , e arrestojnë përsëri !
Në Gjykatën e Leskocit , Ramadani do të lirohet –
Nga se në mungesë të fakteve , nuk mundë të dënohet !

Në t’ vërtetë , regjimit t’ asaj kohe prore ,
Të Serbisë fashiste dhe sllavo mizore –
I pengonte sjellja e Ramadan Xhemës ,
Pse kërkonte t’ drejta për shqiptarët e Medvegjës !

Edhe pas lirimit nga burgu i Serbisë –
Ishte nën përcjelljen e organeve t’ sigurisë !
Nuk e lenin kurrë tëhajë bukë rehat –
As gjumin e natës ta bëjë t’ lirë në shtrat !

Pavarësisht nga kjo , ai mbaron studimet themelore
Dhe e merr diplomën e mjekut , për shërime prore !
Për te s’ pati vend n’ Medvegjë , t’ punonte si mjek i parë –
Kishte dëshirë t’madhe , e vendi donte mjek shqiptarë !

Mobi Casa

Ai një kohë punoi si mjek në Prishtinë –
Dha kontribut t’ jashtëzakonshëm për mbarë popullsinë !
Qëndrimi i tij njihet kudo ndër gjithë mjekët –
S’ pari nga fshatrat pranonte për kontroll pacientët !

Duke thënë se ata kanë ecë fushë e mal –
Deri sa kanë mbërri me ardhë në spital !
Prapë duhet të bëjnë rrugë në kodra e në bri –
Bëjnë udhëtim të rëndë për t’u kthyer në shpi !…

Dr. Ramadani nuk u nda nga veprimtaria –
Për kauzën kombëtare shqiptare qysh se nga rinia !
Me këtë kauzë t’ hershme , deri n’ fund t’ jetës së tij –
Gjithmonë në rrugë të mbarë popullit donte t’ i prijë !

Kështu në fund të vitit 1980 ,
Duke i parë zhvillimet e asaj kohe të shkretë ,
Duke e ditur se është n’ shenjestër t’ UDB- së –
Ai migron në SHBA , për t’ shpëtuar nga këta t’ pa besë !

Edhe në SHBA e ruante ndërgjegjën,
Prej nga me të vëllanë Xhemë Xhemën –
Kontributin më tëmadh e dhanë për Medvegjën ,
Për çështjen kombëtare edhe për ndërgjegjen !

Me punën e tij t’ palodhur , sikur nëna për evlatin ,
Sidomos pas takimit me Jozef Diogardin –
Për çështje t’ Kosovës , punë t’ madhe ka ba ,
Për futjen e kësaj çështje n’ organet më të larta të SHBA !

Në takimin e Verës së 2001 – shës ,
Të mbajtur në hotelin “Grand” të Prishtinës –
Atë ditë edhe unë isha prezent me ta ,
Kur z. Jozef Diogardi mori fjalë dhe tha :

“Po parafrazoj , por nuk po flas gënjeshtra me rrema –
Se çka kanë bërë vëllezërit Ramadan dhe Xhemë Xhema !
Gjithë kah ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën –
Asnjëshqiptarë nuk ka bërë më shumë për Kosovën !…

“Unë, falënderoj Zotin që më takoi me Dr. Ramadan Xhemën –
E m’ njoftoi hollësisht për Tupallën e Medvegjën !
Ramadanit i jam borxhlinj , që m’ tregoi se jam shqiptarë “-
Tha z. Diogardi , atë ditë – në Prishtinë kur kishte ardhë !

Dr. Ramadan Xhema , iku nga kjo botë e vështirë –
Me mallin e madh për vendlindjen e mirë !
Sepse edhe kur vinte atje , nuk ishte i lirë –
Ishte nën vëzhgim permanent , si rob i zënë jesirë !

Por asnjëherë , jo i frikësuar , as i dorëzuar –
Por i fortë , vizionar , i paepur , i pa dobësuar !…
Një pjesë të veprimtarisë dhe jetës së tij –
Doktor Ramadani e la trashëgimi !…

Në veprën e tij :” Nuk mposhtet shqiptari” –
Të botuar vite më parë në Prishtinë , së pari !
Tërë jetën , pasurinë e punën e tij që shkëlqeu –
Dr. Ramadan Xhema , ia fali kombit dhe atdheut !

Gjilan, më 08.12.2020 v.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.