RCCOLA

Këngë jeho pra, të ta bekoj plisin historia…

/ 2 minuta lexim

Nga Hysen Kqiku, poezi për plisin

Deri përtej mallit të djegur do të eci
Ngarkuar me forcën e kujtimit në vargoj,
Edhe me memorjet e mbushura brenga
Në shulla të rrebeluar nuk do të alteroj.

Idhnak do të mbetem për idhnakëri
Se prore në shërim të dhimbjeve jam,
Dijeni dita me ditën nuk kanë haseti
Për këtë, ju e me ju, ecjen synim e kam.

Tinëzakët kurdoherë tinëz kanë tinëzuar
Për ta grimcuar Ilirinë – tokën e plisit,
Të Konstantinit të vogël me peshën e besës
E të Gjergj Kastriotit për degëzimet e lisit.

Ati ynë i shenjtë në shenjëtëri
Ty të falenderojmë për dhuratën Plis,
Për besën, bujarinë jetën në harmoni
E bekove me lindje-më të vjetrin fis.
. . .
Eh,sa herë u ngrita dhe rash për dhe
Po nuk vritej dhimbja me heshtje dot,
Kur balada pa romancë shtrihej në ne
Kënga me vajin ia thonin ofe-s me lot.
. . .
Për ndjekjet nëpër mote të copëtuara
Bardhësi e shpirtit në reliev shpërfaqur,
Me zanore e pasthirrma të pranguara
Nga kalorës prapështish me bëma ogur.

KKGJILAN

Lakadredhisht hijesina u fut nëpër kthina
Nga të gjitha anët erdhët në tonën hapësirë,
Morët çka nuk patët na lat vetëm rravgina
Ju o të mallkuar pa identitet e pa mëshirë.

I lumtur do të jem vetëm për një refren
Të bardhësisë që shpërfaq pellazgji,
Ta shoh e ta ndiej atë madhëri në epoka
Të Ademit të madh në tonën histori.

Supet e kombit – themele të fortesës
Në plagët e historisë të kultit e trimërisë,
Tym e zjarr mbi bedenat e qëndresës
Kokat tona të rrezatojnë me plisin e krenarisë.

I rëndë më vjen kujtimi i bjerrur pelim
Si guri i mullirit varur në çerpik syri lot,
I lodhur rrugëve të shtruara pikëllim
Bardhësi e kokave tona për jetë e mot.

Të ndalem, një varg të djegur, ta ofshajë
Ta lotoj një romancë që e përbiu lubia,
Apo të trimëroj që ecja ilirisht të mos praj
-Këngë jeho pra, të ta bekoj plisin historia..