Fundamenti

Këngë humoristike: Shtazët e shtëpisë lypin hallall

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
Sa herë vjen Bajrami – shtazët bien në hall – Ia nisë Dashi – dhenve, me iu lypë hallall !…Bëmani hallall, o, ju mori gra – Se përmbas Bajramit, nuk më shihni ma !

Kasapët për sipëri, mua kanë me m’ ra –
Copa – copa trupin krejt kanë me ma ba !
Trupin do t’ ma presin, mua, këta kasap –
Mishin do t’ma shesin, kinse, për sevap !…

Kur t’vijnë mysafirët – shpezët bien në hall –
Ia nisë Knuesi – pulave, me iu lypë hallall !…
Bëmani hallall, o , ju mori gra –
Se ma përmbas darke, nuk keni me m’ pa !

Kur vijnë mysafirët – nisë e dridhet toka –
Se për myzevirët – më shkurtohet koka !
Ata, mua m’ zgjedhin për Knuesin ma t’ mirë –
N’sofër t’mysafirëve kanë për të më shtrirë !

Hidromorava

Kur t’ vjen stina e Dimrit – shtazët bien në hall –
Ia nisë Kau – lopëve, me iu lypë hallall !…
Bëmani hallall, o , ju mori gra –
Se ma në Pranverë, s’ kemi me u pa !

Se për gjashtë muaj Dimër, Zoti i shtëpisë –
Për së gjalli punës, nuk ka me ia nisë !
Do t’ më pret me kosë e do t’më bëjë fish – fish ,
Me miq e me shokë, për t’ngrënë bukë me mish !

Gjilan, më 18. 02. 2015 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.