Kënga “Hello” e Adele arrin 1 miliard klikime
“Hello” nga Adele e publikuar muaj më parë ka arritur që të mbledh 1 miliard klikime në kanalin Youtube.Me 22 tetor të vitit 2015, këngëtarja britaneze Adele ka publikuar këngën e saj “Hello”. Kjo këngë e cila u pëlqye mjaft shumë ka arritur 1 miliard klikime në Youtube.
27’vjeçarja kohët e fundit ka bërë një kthesë të madhe në jetën e saj muzikore me rikthimin e saj.
Padyshim se kënga “Hello” do të jetë një nga hitet më të mëdha të saj./Gazeta Express/


