UBT

Kënga e Blerim Malokut pushton zemrat e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kënga e titulluar “Lokali i dashurisë” e kënduar nga Blerim Maloku nga Gjilani i cili tash e 18 vite jeton në Zvicër, e orkestruar nga Ardian Kastrati, me tekst e muzikë të Ilir Baranit tashmë është pritur mi5ër nga dëgjuesit e shumtë. Blerim Maloku thotë se kënga ka pushtuar zemrat e atyre dashamirëve që ,mendojnë për vlera e cilësi në këtë zhanër.

Blerim Maloku qysh në vitin 1998 do të marrë rrugën e mërgimit për tu vendosur në qytetin Buchs AG Arau të Zvicrës. Atje integrohet shpejt në jetën e zviceranëve duke lënë përshtypje tejet pozitive edhe në rrethin ku ka jetuar e punuar.

Blerim Maloku pos punëve të tij të përditshme e ka gjetur vetën edhe në muzikë. Tashmë ai ka realizuar këngën shumë të popullarizuar e të afirmuar “Lokali i dashurisë”.

Fundamenti

Maloku për rajonipress tha se edhe pse kënga është lansuar më 17 tetor 2015 ajo ka pushtuar tregun dhe po komentohet e po pritet mirë nga dëgjuesit e shumtë anekënd trojeve shqiptare. “Unë jam adhurues dhe këngëtar i këngëve argëtuese me theks të veçantë për dashurinë e jetën e mirë të gjeneratave të reja. Jam i sigurt se jemi munduar që para audiencës të sjellim vlera dhe mesazh se me përkushtim e dashuri për muzikën e mirë e të mirëfilltë ia vlen të investohet”.

Ndryshe kripi është realizuar nën përkujdesjen e Milot Llalloshit./rajonipress/

Linku i këngës..https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=TECËfVLYz0o

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.