FIDANISHTJA

Këndojmë në gjuhën shqipe pa një fije kripe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kur këndojmë në gjuhën shqipe – Harrojmë këngët pa fije kripe ! Këndojmë shqip, por pa logjikë, S’ njohim rregulla, as gramatikë !…

Këngët e vjetra që i njohim n’ gishta –
Nuk i këndojmë pa iu ngjitë bishta ?!
Herë turqisht e herë greqisht ,
Herë serbisht, herë magjupisht !…

I.
Kur Mihanja – bëhet Mejhane *1) –
Nuk ndriçojnë ma rreze hane !
Mihanës , që këndohej shqipërisht –
Tash ia vunë një bisht turqisht ?!…
Mihanën – këtë vashë malësore –
Tash e banën :”Pijetore “?!
Pijetore e kafene –
Si mos Zot , ma keq për ne !!!
Për këngëtarët që kanë shkollë –
Sot Mejhanja : “Veshë këmishë t’ hollë “!
Për këngëtarët që presin n’ radhë –
Sot Mejhanja : “ Veshë këmishë t’ bardhë “!
Për këngëtarët që janë rendisë –
Sot Mejhanja :” Me grep qëndisë “!
Për këngëtarët që pinë ujë nga bjeshka –
Sot Mejhanja :” Mbi ta lanë tesha “!…
Dikur , mejhanes i këndohej rakia –
Sot , po i këndohet : “Dashuria “ ?!
Dikur , nga dehja na humbte shpresa –
Sot , mejhanes i kërkohet :“Besa”!?

II.
Kur këngëtarët këndojnë për çaj –
Kuajt bëhen : “Kalamaj “!?
Kalamajtë i ngarkojnë me dru –
Thërrasin nusen me i shkarku’ ?!…

FIDANISHTJA

III.
Kur vaporët*2) shkojnë n’ Jemen rrethit t’ detit –
Këngëtarët i këndojnë :” Po vijnë bregut t’ detit “!
Nëpër “breg të detit “ , vaporët lundrojnë –
Asqerët e mbretit në Jemen po i qojnë ?!…

IV.
Vajzat e katundit pinë kafe n’ filxhan –
Këngëtarët ua këndojnë :”buzët si gajtan” ?!
Vajzat e katundit pinë qumësht me sahan –
Këngëtarët ua këndojnë :”vetullat si filxhan “ ?!
Vajzat e katundit shikojnë me urti –
Këngëtarët ua këndojnë :”syrin si kuti “?!
Vajzat e katundit shërbejnë me tepsi –
Këngëtarët ua këndojnë :”hundën si selvi “?!
Po ankohen pleqtë , po bëjnë haj medet –
Shihni çka këndojnë sot , njerëzit me fakultet !…
Dikur ne këndonim pa asnjë ditë shkollë ,
Por , këngët i këndonim pastër pa një njollë !…/rajonipress/

***** Mejhan – e, ia , et = Turqisht : 1. Pijetore
2. Kafene , a pijetore e mbajtur keq , ku venë lloj – lloj njerëzish , bëhet zhurmë e ka shumë tym .
3. Mejhanxhi – u, nj, njtë = pronar pijetoreje , apo mejhanexhinjtë = pronarët e pijetoreve .
Shih : “FJALORIN E SHQIPES SË SOTME “, botuar nga ASH e RPS të Shqipërisë – Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë , në Tiranë , më 1984 , faqe 694 .
***** Vaporët = Aniet e marinës ushtarake të Jemenit , për të cilat shumë këngëtarë e këngëtare të sotme , nuk e kanë të qartë se vaporët , apo aniet lundrojnë nëpër det , e jo nëpër breg të detit ! Madje , disa prej tyre vaporët i përziejnë me “pampurët” – nocion ky
, me të cilin që në gjuhën turqishte quhen trenat !

Gjilan, më 19.08. 2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.