Këndellen kosovarët, filluan të çlirohen nga ‘komandantët’ hajdutë

Kosova ka filluar të çlirohet nga disa ‘komandantë’, të cilët edhe në dyert e institucioneve më të larta shtetërore, e vunë mbishkrimin – ‘Mos prek – UÇK’ e me çka, e keqpërdorën këtë emblemë të shenjtë mbarëshqiptare për të grumbulluan pasuri marramendëse, duke harruar se nuk ka lavdi që e mbulon turpin.
“Zgjedhjet e porsapërfunduara vendore në Kosovë, tregojnë se kosovarët janë nisur rrugës që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojnë një hap me tej: të çlirohen edhe nga disa ‘komandantë’, të cilët edhe në dyert e institucioneve më të larta shtetërore, e vunë mbishkrimin – ‘Mos prek – UÇK’ e me çka, e keqpërdorën këtë emblemë të shenjtë mbarëshqiptare për të grumbulluan pasuri marramendëse, me çka pra, harruan se njeriut nuk mund t’i takojë edhe lavdia edhe përfitimi i pandershëm personal, harruan se nuk ka lavdi që e mbulon turpin!”, thekson publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, në rrjetin e tij social Facebook.
Ai thekson se shqiptarët ne mënyrë të qytetëruar duhet të ndërtojnë pushtet më besues , i cili bartë dhe mbron në mënyrë dinjitoze interesat nacionale e shtetërore.