ARKATANA

Kënd po e fajëson Agim Çeku për ushtrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Parada e 17 shkurtit 2014 nuk do të mbetet e fundit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryeministri, Hashim Thaçi, një vit më parë. Edhe ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën pa ushtri, madje sipas parashikimeve, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të bëhet shpejt, të paktën jo pa thënë Lista “Srpska”.

Dështimi në krijimin e ushtrisë së Kosovës bie mbi institucionet e Kosovës, respektivisht mbi deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk arritën që t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese, duke shtyrë për kohë të pacaktuar formimin e ushtrisë kosovare. E rrjedhimisht Kosova ka shtatë vjet që nuk ka ushtri të veten, por e ka vetëm FSK-në, një strukturë ushtarako-civile e dalë nga Pakoja e Ahtisarit, shkruan Zëri

Uji Dea

Ish-ministri i FKS-së, Agim Çeku, konsideron se me çështjen e FAK-ut duhet të merret seriozisht Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa. Çeku në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se një pjesë të fajit për dështim e kanë edhe faktori ndërkombëtar.

“Mendimi është që në radhë të parë Pakoja e Ahtsitari e ka kufizuar para 5 vjetëve. Gjithë këto vite rezervat për transformimin e FKS-së e kanë pasur edhe faktori ndërkombëtar, pasi që nuk ka ndihmuar me këtë ide, por që më pas këto janë tejkaluar”, ka thënë ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.