Hidromorava

Kënaquni me vetitë shëruese të agrumeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agrumet janë sinonim për vitaminën C, forcim të sistemit imun dhe shërim natyral për ftohjen dhe gripin. Pemët me ngjyrë intensive dhe aroma janë të pasura me minerale, para së gjithash me kalium dhe flavonoide që mbrojnë prej sëmundjeve të enëve të gjakut dhe ato malinje. Agrumet me pak kalori po ashtu njihen si pastrues të organizmit që lehtësojnë humbjen në peshë.

Portokajtë

Portokajtë janë të pasur me më shumë se pesëdhjetë substanca kundër kancerit. Po ashtu, janë burim i mirë për vitaminën A, acid folik dhe kalcium, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mandarina

Si ushqim ideal në forcimin e sistemit imun dhe linjën vitale, sugjerohet mandarina, e cila për nga përbërja e saj ngjason shumë me portokajtë: posedojnë vitamina C dhe A, acid folik dhe kalium, e aty janë edhe vitaminat e grupit B, pastaj ka edhe kalcium, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Klementina

Mobi Casa

Klementina është “hibrid” i portokallit dhe mandarinës. Fryti i vogël me lëvore intensive dhe me shkëlqim, njihet sidomos për nga aroma dhe shija e saj. Sikurse edhe agrumet e tjera, klementina është burim për vitaminën C, flavonoide dhe fibra, e sugjerohet si preparat i shkëlqyeshëm kundër celulitit.

Limeja

Limeja njihet për ngjyrën e saj të gjelbër dhe shumë intensive. Me përbërjen dhe shijen e saj ngjason mjaft shumë me limonin. Ka shije më të “ashpër” se sa limoni, porse ka edhe aromë më të veçantë, që mund të përdoret si salcë për sallatën me pemë. Limeja ndikon fort kundër mikrobeve të forta, përmirëson tretjen dhe lehtëson humbjen në peshë.

Pomelo

Pomelo do të mund të quhej “agrume XL”, sepse është më i madhi për nga madhësia nga të gjithë kushërinjtë e tij botanikë. Është paksa më i ëmbël se sa grejpfruti. Pomelo është i shijshëm nëse e konsumoni pa shtesa të tjera, por përshtatet mjaft mirë me përbërësit e tjerë në sallatat me pemë. Pomelo përmban sasi të madhe me vitaminë C. Ka vetëm 30 kalori në 100 gr, kështu që sugjerohet si ushqim ideal për të gjithë ata që janë në dietë.

(Kosova Sot)