Eko Higjiena

Kënaq Kosova, fiton bindshëm ndaj Burkina Fasos

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Alain Giresse e ka nisur me fitore bindëse aventurën e tij të re si trajner i Kosovës. “Dardanët” triumfuan 5:0 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova e administroi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, duke dominuar në çdo aspekt, shkruan Gazeta Express.

Ende pa u rehatuar si duhet, Kosova shënoi golin e parë të ndeshjes. Ishte Fidan Aliti që realizoi gol të bukur, pas asistit nga Edon Zhegrova.

Në minutën e 23-të, “Dardanët” e dyfishuan epërsinë përmes Astrit Selmanit, i cili u asistua nga Rashica.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, kurse e dyta ishte edhe më produktibve për vendasit.

Fundamenti

Mërgim Vojvoda shënoi për 3:0 në minutën e 53-të pas asistit të Milot Rashicës, por duhet përmendur puna e madhe e Zhegrovës në ndërtimin e këtij aksioni.

Samir Ujkani e priti penalltinë e mysafirëve në minutën e 63-të, duke mos lejuar gol.

Ishte radha e Milot Rashicës, i cili pas dy asistimeve arriti të shënonte mjeshtërisht në minutën e 68-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe tetë minuta më pas, Toni Domgjoni realizoi për 5:0 duke e vulosur kështu një natë fantastike për “Dardanët”.

Kështu, Alain Giresse e nis me fitore dhe Kosova udhëton në Zvicër me disponim të lartë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.