Hidromorava

Këmisha që mund të vishet për 100 ditë pa e larë

/ 2 minuta lexim

Larja e rrobave është një gjë e mërzitshme. Vetëm imagjinoni se sa kohë ju mund të kurseni, në qoftë se nuk lani rroba. Ky mendim do të bëhet së shpejti një realitet për disa, në qoftë se një student marketingu 24-vjeçar Mac Bishop, do të përfundojë projektin e tij.

Kjo është për shkak se ai kohët e fundit filloi një projekt, për të prodhuar një këmishë që nuk rrudhoset dhe mund të vishet për 100 ditë pa i ardhur erë e keqe. Si e di ai këtë? Ai testoi vetë një nga këmishët, duke e veshur për 100 ditë pa e larë atë.

Mobi Casa

Në një intervistë me CBS News, Bishop tha se ai vrapoi katër kilometra me këmishën e veshur, 8 kilometra me biçikletë dhe madje edhe e ka flakur atë më pas në një lojë basketbolli. Edhe pas kësaj, këmisha nuk mbante erë të keqe, apo të dukej sikur ishte veshur. Sekreti është në materialin e këmishës, që është e ndërtuar nga leshi.

Jo, ky nuk është i njëjtë lesh që të bën të kruhesh. Bishop shpenzoi gjashtë muaj në zhvillimin e një pëlhure pambuku dhe leshi duke përdorur fijet më të mira për këmishë, të ruajtura në mënyrë tipike për industrinë e modës luksoze. Materiali është thënë të jetë anti-rrudhave, që nuk mban erë të keqe dhe zgjat gjashtë herë më shumë se pambuku.
Për ta kthyer ëndrrën në realitet, Bishop u kthye nga Kickstarter me një qëllim për grumbullimin e 30,000$. Me 19 ditë përpara përfundimit, ai ka grumbulluar tashmë gati 300.000$, në sajë të bujarisë të më shumë se 2.100 mbështetësish.