FITORJA

“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”- ambasadori amerikan me mesazh të fuqishëm në 15-vjetorin e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në ditën e Pavarësisë së Kosovës ka uruar qytetarët me një video-mesazh, duke theksuar se në këto 15 vjet janë bërë hapa të mëdhenj.

Hovenier në një postim në Twitter thekson ka nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar, derisa ky vend i ri e merr vendin e saj në strukturat evropiane, euro-atlantike dhe ndërkombëtare”, thotë ambasadori Hovenier.

Mobi Casa

“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, thotë ndër të tjera ambasadori.

Ambasadori amerikan në këtë video thekson se gjatë këtyre viteve ka parë personalisht progresin e madh që është arritur gjatë këtyre viteve dhe kjo sipas tij është rezultat i punës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për të çuar para sovranitetin, pavarësinë dhe demokracinë e vendit të tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.