RCCOLA

Kemi lindur për së dyti, gjilanasit i gëzohen liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ensari një student nga Gjilani thotë se ishte për një vizitë familjare në Zvicër dhe është ndarë shumë i kënaqur. Kam lindur për së dyti nga gëzimi sepse pash shumëçka dhe thjeshtë ishte mrekulli.

Të rinjtë për dallim nga të tjerët liberalizmin e vizave po e shfrytëzojnë për të parë ambiente të bukura në shtetet e perëndimit.

Shumë të rinjë gjilanas tashmë ndodhen tek familjarët e tyre, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani.

UBT

Ensari një student gjilanas mendon se ka lindur për së dyti.
“Unë isha për vizitë familjare në Zvicër dhe për pak ditë pash shumëçka. Thjeshtë kemi lindur për së dyti sepse ishim të izoluar padrejtësisht. Shpresoj shumë që edhe studimet e masterit t`i ndjek atje” thotë ai.

Edhe, Lulzimi një qytetar tjetër tha se është i lumtur që ishte te motra në Gjermani.
“Unë isha te motra dhe isha për të parë familjen atje. Ishte vërtet bukur dhe më pëlqeu mikpritja atje. Nuk kishte shumë levërdi në Gjermani sepse punë ka shumë, por rroga nuk është e mirë sa flitet” u shpreh ai./rajonipress/