Këmbësori goditet për vdekje, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Në fshatin Muqivërc të Kamenicës raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë njoftoj policia e Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./rajonipress/


