UBT

Kemal Shahin rizgjidhet kryesues i Komitetit për komunitete

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për komunitete e ka rizgjedhur sot Kemal Shahin në krye të kësaj trupe komunale, të cilën ai e ka udhëhequr për disa mandate, që nga paslufta e këndej. Për arsye shëndetësore, Kemal Shahin kishte dhënë dorëheqje nga Komiteti për komunitete në prill të këtij viti, por meqë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndërkohë, ai ka pranuar të rikthehet përsëri.

Rizgjedhja e tij është bërë në procedurë të rregullt, përmes procesit të votimit nga anëtarët e kësaj trupe komunale.

Uji Dea

Përndryshe, ky komitet është treguar shumë aktiv në identifikimin dhe trajtimin e kërkesave dhe problemeve të komuniteteve, të cilat jetojnë në komunën e Gjilanit dhe jo rrallë është përmendur si shembulli më i mirë në Kosovë./rajonipress/