ARKATANA

Kemal Ademi: Do të isha shumë i lumtur nëse trajneri i Zvicrës thotë se ka nevojë për mua

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi Kemal Ademi ende nuk ka vendosur se cilën nga vendet do të përfaqësojë.

Ai aktualisht është pjesë e Fenerbahces, por i huazuar te ekipi tjetër turk, Karagumruk, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë me “20min.ch”, Ademi ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare.

“Asnjë kërkesë zyrtare nuk kam marrë ende. Kam biseduar me personat përgjegjës të të dyja vendeve dhe tani po pres. Por, gjithashtu nuk ndjej presion aspak. Aspak. Nëse ka ndonjë ofertë, unë do të vendos sipas mendjes sime”, ka thënë Kemal Ademi.

Fundamenti

Ndërsa, ai tha se do të ndihej i lumtur nëse trajneri i Zvicrës do ta telefononte për t’i thënë se kanë nevojë për të.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur” – tha Ademi.

Deri tani ai ka mbrojtur ngjyrat e grupmoshës U-21 të Zvicrës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.