Hidromorava

Kelmendi shkon për medalje në Duesseldorf

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xhudistja Majlinda Kelmendi llogaritet në mesin e favoriteve të kategorisë deri 52 kg për turneun Grand Prix që këtë fundjavë mbahet në Duesseldorf të Gjermanisë. Kosovën në Duesseldorf përveç Kelmendit do ta përfaqësojë edhe Nora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg.

Konkurrenca në këtë garë të nivelit të lartë pritet të jetë shumë e fortë. “Grand Prix i Duesseldorfit mbledh ajkën botërore të xhudos. Megjithëkëtë, nga Kelmendi e Gjakova presim luftëra të forta dhe plasman të mirë.

Në kategorinë deri 52 kg favorite është japonezja e rikthyer Yuka Nishida, braziliania Erika Miranda dhe Kelmendi. Japonezja është më e mira në botë dhe shpresoj që të mos bjerë në grup me Majlindën.

GRANDEMALL

Për Nora Gjakovën që ka bërë progres të fuqishëm, shpresojmë të ketë short të mirë. Për të çdo fitore do të thotë pikë të reja dhe ngritje në ranglistën botërore”, ka thënë të mërkurën Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës në xhudo. Kelmendi para dhjetë ditësh fitoi medaljen e argjendtë në turneun Grand Slam të mbajtur në Paris. A

jo në Duesseldorf do të paraqitet si e katërta në ranglistën e kategorisë deri 52 kg. Në ranglistë ka 1012 pikë sa edhe Yanet Bermoy Acosta e Kubës që renditet e treta.

Në ranglistë prin japonezja Yuki Hashimoto që e mposhti Kelmendin në Paris, ndërsa e dyta është Erika Miranda. Yuka Nishida është e pesta. Nora Gjakova është e 34-ta në kategorinë deri 57 kg.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.