GRANDEMALL

Kelmendi: Plani anti-korrupsion i Veselit, dëshmi që arsyeton vendimin tim për bashkimin me PDK-në

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Kelmendi ka folur rreth Paktit Kundër Korrupsionit të inicuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli. Kelmendi ka thënë se Pakti Kundër Korrupsionit dhe Plani Kundër Korrupsionit i prezantuar dje nga Veseli e bindin atë se është në anën e duhur në luftën kundër korrupsionit.

Kelmendi ka përmendur se pika më pozitive e këtij Plani është krijimi i Byrosë Anti Korrupsion me mbështetjen e partnerëve amerikanë, që sipas tij ka ngjashmëri me modelin kroat. Ky është postimi i tij i plotë: Pakti anti-korrupsion, i propozuem nga Kadri Veseli për të gjitha partitë, dhe Plani Anti Korrupsion që paraqiti dje, per mue janë dëshmi të forta qe arsyetojnë vendimin – pse duhet me u bashkue me te në Luftën Kundër Korrupsionit. 7 Propozimet që tregoi dje, secili ma i mire se tjetri, me forcojne ne bindjen teme se ai e ka përnjëmend këtë luftë. Nëse vihen në jetë në Kosovë, mendoj se ka me përmbyse situatën dhe ka me prekë edhe njerëz të PDK’s, dhe mendoj se i vetmi që e ka kurajon me shty këtë plan përpara asht Kadri Veseli. Në mesin e propozimeve të tij, formimi i Byrosë Anti Korrupsion, me mbështetjen e partnerëve amerikan, ma së shumti te ban entuziast. Byroja Anti Korrupsion ma kujton modelin e suksesshëm kroat – Byroja për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuem në Kroaci – apo si e quejnë ndryshe atje, USKOK. Ky institucion kroat ka ba bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare për sukseset e tij. Bahet fjalë për mbi 2000 njerëz që u quen në gjyq dhe me sukses dënimi mbi 95% për të akuzuemit. I akuzuemi ma i famshëm ka qënë ish kryeministri Ivo Sanader. Ky institucion e ka zhblokue rrugën e hymjes në Bashkim Europian të Kroacisë. Nji strukturë të ngjashme e ka pas krijue edhe Rumania, me emnin Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ai institucion ka ba padi për 12,300 zyrtarë, tue i fute mbrenda 23 ministra dhe ish kryeministrin Adrian Nastase. Prandaj, jam i bindun se po u aplikue edhe te na i njajti model , me mbështetje të aleatëve perëndimor, ka me pase nji efekt shumë të madh.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.