Fundamenti

Kelmendi: PAN-i të hap rrugë nëse nuk i ka numrat, zgjedhjet e reja një nga opsionet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është e drejtë ligjore dhe demokratike që të numërohen numrat e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) përtë parë nëse i kanë ose jo. Kelmendi ka theksuar se nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë duhet t’ju hapet rruga proceseve demokratike – një koalicionitë ri apo edhe zgjedhjeve të reja.

“Dështimi i këtij koalicioni, me Kushtetutë e obligon që duhet me provu dikush tjetër. E, nëse edhe koalicioni i ardhshëm nuk arrin t’i ketë votat e mjaftueshme, është më mirë që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Kelmendi në “InfoBox” të RTV Dukagjinit.

Deputeti i LDK-së pranon se kanë biseduar me Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm qeverisës.

“Në momentin që nuk kalon mandatari i parë, atëherë ne kemi numrin e saktë për të hapur bisedime për qeverisje”, ka theksuar ai.

Uji Dea

Duke folur për vazhdimin e seancës konstituive, të caktuar për nesër, Kelmendi shtoi se PAN-i do të tentojë të vazhdojë avazin e kaluar për të fituar në kohë.

“Ekziston mundësia që PAN-i mos ta nxjerr fare kandidatin për votim. Ata nuk i kanë numrat”, tha Kelmendi.

Ai deklaroi nuk ka vend që partitë të kenë vija të kuqe për njëra-tjetrën, pasi që asnjëra nuk po mund të dalë e vetme fituese në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.