Uji Dea

Kelmendi: Në krye të LDK-së preferoj të mbetet Isa Mustafa, do të mbështes çdo fitues të garës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për zgjedhjet në LDK.

Kelmendi tha se përplasjet e fundit në zgjedhjet e nëndegëve të LDK-së, mund të kenë ndodhur për shkak të frikës që subjektet tjera kanë ndaj LDK-së.

“Sondazhet po e nxjerrin LDK-në si partia e parë në Kosovë, dhe kjo mund të nxitë xhelozi te partitë tjera dhe siç edhe është parë se në këto përleshje ka pasur edhe anëtarë të partive tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se këto nxitje të përleshjeve mund të bëhen për t’i prishur imazhin e kësaj partie.

Uji Dea

Kelmendi thotë se vet nuk është kyçur në garën zgjedhore brenda LDK-së, për të ruajtur imazhin e vet personal.

Ai thotë se nuk është i përfshirë në ndonjë grupacion brenda LDK-së, por mbështet vendimet e Kryesisë.

Për shkak të situatës së ndjeshme që ekziston në Kosovë dhe në raport me Serbinë e shumë çështje delikate, Kelmendi thotë se do të mbështeste edhe për një mandat që në krye të LDK-së të ishte Isa Mustafa.

“Nuk i njoh kandidatët tjerë që mund të jenë në garë, por do të mbështes secilin që sjellë të ardhme të mirë për LDK-në…Jam unifikues dhe rreshtimi im për ndonjë kandidatë pa i njohur do të më nxirrte nga qëndrimet e mia unifikuese”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.