RCCOLA

Kelmendi i rezistoi arrestimit

/ 2 minuta lexim

Biznesmeni pejan me shtetësi boshnjake ka rezistuar në momentin e prangosjes. Dëshmitarë okularë që e kanë parë krejt ngjarjen kanë rrëfyer për gazetën se ai ishte kapur derisa po parkonte makinën e tij para hyrjes së ndërtesës ku jetonte. Të gjithë e kanë njohur fqinjin e ri por pa e ditur se për kë bëhet fjalë.

Fqinjët kanë menduar se Kelmendi është sportist pasi vishej gjithnjë me rroba sportive. Kelmendi që nga 15 janari ishte fqinj i personaliteteve të larta publike, përfshirë edhe presidenten e vendit

Uji Dea

Familja pesë anëtarëshe e banesës së hirtë në lagjen Mati 1, po pinte çaj në ballkon pasditen e pesë majit. Atyre dhe disa fqinjëve të tjerë nuk ua kishte marrë mendja se do të bëheshin dëshmitarë të arrestimit të njërit prej njerëzve më të kërkuar në Ballkan, Naser Kelmendit, njeriut që akuzohet si bos i drogës në gjithë regjionin.

Tribuna, ka biseduar me anëtarët e familjes pesëanëtarëshe dhe me fqinjët e tjerë të përkohshëm të Kelemendit, të cilët kanë rrëfyer detaje interesante duke refuzuar që t`u përmendet emri.(Tribuna)