UBT

Kelmendi: EULEX-i ka shpikur rast

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Naser Kelmendi po hetohet nga EULEX-i për vepra tjera që ndërlidhen me krim të organizuar. Gazeta “Tribuna”, nga burime brenda në EULEX, ka mësuar se biznesmeni kontrovers nga Peja ka edhe një rast të hapur për përfshirje në biznese të paligjshme, lëshim të parave me fajde.

Sipas këtij burimi, Kelmendi dyshohet për krim të organizuar në një rast që ka të bëjë me ndërtimin e një objekti. Edhe EULEX-i ka konfirmuar zyrtarisht nisjen dhe zhvillimin e hetimeve për Kelmendin, por nuk ka sqaruar për çfarë veprash bëhet fjalë.

Mobi Casa

“Pas lirimit nga masa e ndalimit prej 48 orësh, Naser Kelmendi është arrestuar të martën mbrëma, bazuar në një urdhër ndalimi nxjerrë nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe një hetimi të nisur nga PSRK, (Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës)”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX (Tribuna).