Fundamenti

Kelmendi, e gatshme të kthehet me medalje nga Rusia

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Majlinda Kelmendi u ka dhënë fund të premten përgatitjeve për botërorin e xhudos që nga 25 deri më 31 gusht mbahet në Chelyabinsk të Rusisë, shkruan sot Koha Ditore. Kampionia e botës në kategorinë deri 52 kilogramë dy javët e fundit ka stërvitur në Slloveni, ndërsa deri të premten e ardhshme, kur merr rrugë për Rusi, do të mbajë formën në Pejë.

Kelmendi 23-vjeçare është në formë të lartë dhe në Rusi do të udhëtojë për të mbrojtur titullin, apo të paktën për të fituar medalje, përcjell koha.net.

Uji Dea

Në botëror do të paraqitet edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg, ndërsa mungojnë Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, që nuk kanë mundur të pajisen me viza për të hyrë në Rusi.

Kelmendi do të garojë më 26 gusht, ndërsa Gjakova një ditë më vonë. Delegacioni kosovar për në Rusi do të udhëtojë të premten e ardhshme. /KOHA.net /