Mobi Casa

Kelmendi: Buxheti nuk do të krijojë kacafytje në mes të partnerëve të koalicionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë “kacafytje” sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm.

Kelmendi ka thënë se e gjithë kjo çështje është bërë e madhe nga mediat dhe disa liderë opozitarë, pasi sipas tij, disave ju konvenon që të shkohet më shpejt në zgjedhje.

Eco Higjiena

“Qeveria e ka dërguar unanimisht buxhetin në Kuvend. Në qeveri ai ka kaluar në mënyrë unanime. Nuk ka vend për dyshime, nuk ka vend për brengosje sepse ligjet e parashohin qartë se nëse nuk ka mjete nuk mund të investohet. Nëse dikush mendon se ky buxhet do të krijojë kacafytje të anëtarëve të koalicionit është gabim. Krejt është duke u madhështuar nga mjetet e informimit sepse disa mediave dhe disa liderëve të opozitar ju konvenon mospajtimet për buxhetin për arsye se mendojnë se do të shkohet më shpejt në zgjedhje. Unë mendoj se pikat kontestuese janë krejt rreth 100 milionëve. Por kjo tregon se në koalicion kemi veprime të përbashkëta por kemi edhe debate demokratike”, ka thënë Kelmendi në RrokumRoll./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.