Eko Higjiena

KEK-u vonon faljen e borxheve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk po a zbaton vendimin e Qeverisë për faljen e borxheve të grumbulluara nga përfundimi i luftës e deri në fund të vitit 2008.

Zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se shumë shpejt pritet që të fillojë falja e borxheve. Ndërsa, ata arsyetohen se disa paqartësi të Udhëzimit Administrativ për faljen e borxheve, si publikimi i listave kanë qenë disa pengesa për fillimin e implementimit të ligjit.

Edmond Nulleshi, zëdhënës në KEK, ka thënë se shumë shpejt pritet të fillojë falja e borxheve. Sipas tij, listat do të publikohen në ueb-faqe, së bashku me udhëzimet e nevojshme për konsumatorë.

UBT

Nulleshi ka thënë se në Udhëzimin Administrativ për faljen e borxheve nuk është përcaktuar se deri kur është afati i fundit për faljen e borxheve.

“Përkundër sfidës së faktit se bazat aktive të shënimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK-u është duke përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje të Borxheve dhe legjislacioni i ndërlidhur. Në këtë vijë, KEK-u ka arritur të bëjë definimin e saktë të të gjitha borxheve që janë subjekt i këtij legjislacioni./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.