Fundamenti

KEK-u, vendi ku humbën jetën 33 punëtorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sindikata e Punëtorëve të KEK-u vazhdon të jetë e pakënaqur me kushtet e punëtorëve të kësaj korporate. Kushtet e vështira në vendet e punës sipas kësaj sindikate, kanë ndikuar që një numër i madh i punonjësve të diagnostikohen me sëmundje të rënda siç janë kanceri, sëmundjet kardiologjike, bronkiti etj. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, Izet Mustafa, në intervistë për Tribuna ka thënë se që nga paslufta në KEK kanë humbur jetën 33 persona në vendet e tyre të punës

Nuk janë vetëm kushtet e rënda në punë, hallet të cilat i mundojnë punëtorët e KEK-ut. Ata së fundi kanë shprehur pakënaqësi edhe rreth një kontrate që KEK-u ka lidhur me kompaninë Ben-Af për ofrimin e shërbimeve në mensat e KEK-ut.

Mobi Casa

Në shenjë të kësaj pakënaqësie, punëtorët e kësaj korporate kanë refuzuar të ushqehen në mensat që ofron shërbimet kompania kontraktuese.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, Izet Mustafa, në intervistë për Tribuna, ka folur edhe për Ligjin e Punës i cili, sipas tij, ka degraduar të drejtat që gëzonin më herët punëtorët e KEK-ut…(Tribuna).