Eko Higjiena

KEK-u padit OSHP-në për tenderin 218 mijë €

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka urdhëruar Zyrën e Prokurimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që ta shpërblejë me tender 218 mijë eurosh konsorciumin “Besa Secuarity & Geonet GPS”, derisa për këtë tender KEK-u ka në dispozicion vetëm 150 mijë euro buxhet.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka paditur Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), pasi që kjo e fundit ka urdhëruar Zyrën e Prokurimit të kompanisë më të madhe publike, KEK-ut, që të shpërblejë me tender prej 218 mijë eurosh konsorciumin “Besa Secuarity & Geonet GPS”, ndonëse për procesin e prokurimit “Furnizimi, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në makineritë lëvizëse dhe në pompa të derivateve për monitorimin e shpenzimeve të derivateve”, KEK-u kishte paraparë një buxhet maksimal prej 150 mijë eurosh, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Uji Dea

Pasi që të gjitha kompanitë e përgjegjshme në këtë proces të prokurimit kishin ofruar çmim gati edhe një herë më të lartë sesa buxheti i paraparë, KEK-u ka kërkuar anulimin e këtij procesi, por një vendim të tillë ia ka anuluar Organi Shqyrtues i Prokurimit. Më 22 prill të vitit që lamë pas, KEK-u kishte shpallur tenderin “Furnizimi, instalimi dhe mirëmbajtja pajisjeve në makineritë lëvizëse dhe në pompa të derivateve për monitorimin e shpenzimeve të derivateve në KEK”.

Në atë kohë e pakënaqur me kriteret e vendosura në dosje të tenderit, kompania “PBC”, më 23 qershor të vitit që lamë pas, kishte bërë ankesë në OSHP. Në ankesën e kompanisë në fjalë thuhet se Autoriteti Kontraktues (AK), në këtë rast Korporata Energjetike e Kosovës, përmes kritereve të vendosura dëmton kompaninë “PBC” dhe favorizon kompaninë tjetër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.