ARKATANA

KEK-u nuk ka asnjë autorizim rreth faturimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka sqaruar konsumatorët se nuk ka kurrë farë autorizimi rreth faturimeve për energjinë e shpenzuar. KEK-u ka sqaruar se nga data 8 maj 2013 nuk ka licencë të furnizuesit publik apo çfarëdo lloj autorizimi rreth faturimit të konsumatorëve fundor me energji elektrike.

“Në bazë të vendimeve të Qeverisë së Republikës se Kosovës Nr. 04/36 dhe 03/038, janë finalizuar dy procese te ndryshimeve strukturore qe kane afektuar KEK-un: 1. ndarja dhe shthurja ligjore e veprimtarisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe furnizimit publik të KEK-ut nga pjesa e veprimtarive tjera, me ç’rast është krijuar një kompani e re (KEDS) dhe 2. privatizimi përmes shitjes së aksioneve të KEDS një pronari tjetër (konsorciumi Calik-Limak)”.

FIDANISHTJA

Sipas KEK-ut, si rrjedhim i këtyre vendimeve, nga data 8 maj 2013,KEK-u ka bartur në tërësi afarizmin dhe operimet që kanë të bëjnë me Rrjet dhe Furnizim tek pronari i ri. Këtu përfshihen pos tjerash i terë stafi që kanë qenë të përfshirë edhe me parë në ketë pjesë të afarizmit, dokumentacioni relevant si dhe bazat e shënimeve.

“Nga data 8 maj 2013, KEK sh.a. ka në pronësi dhe operon vetëm me mihjet sipërfaqësore për eksploatim të qymyrit si dhe me termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ për prodhim të energjisë, dhe nuk ka asnjë autorizim apo përgjegjësi për furnizim, lexim dhe faturim të konsumatorëve fundor me energji elektrike”, është thënë në sqarimin KEK-ut për mediat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.