KEK-u lë pa rrymë gjysmën e Gjilanit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se njëzet e shtatë fshatra dhe më shumë se njëzet rrugë në qytetin e Gjilanit.
Kjo shkyçje sipas KEK-ut po ndodhë për shkak të një intervenimi emergjent në stabilimentet e nënstacionit NS 35/10 kV Gjilani 2.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike për më shumë se një orë do të mbesin fshatrat Bresalc, Koretishtë, Ponesh, Gadish, Kishnapol, Sllakofc, Parallovë, Vërbicë, Zhegofc, Pasjak, Livoq i Epërm, Cërnicë, Vrapqiq, Gumnisht, Kufce, Stanishor, Melc, Strazh, Draganc, Manastir, Mozgov, Makresh, Uji Dea, Viva Fruti, Ujësjellësi, Motel Kosova, Morava e Binçes dhe Baza e Asfaltit.
Bashkë me këto fshatra,nga ora 15.00 deri në 16.00, energji elektrike do të do të ndalet edhe në rrugët Nato 99, Metush Krasniqi, 28 Nëntori, Pajazit Ahmeti, Nënë Tereza, Fuad Dibra, Fatmir Ibishi, Vëllezërit Frashri, Metush Krasniqi, Vëllezërit Llozana, Fehmi Agani, Vëllezërit Gërvalla, Rexhep Mala, Ibrahim Pacolli, Rr. e Kosovës, Sadulla Brestovci, Isuf Kika, Zija Shemsiu, Haqif Tetova, Ali Hadri, Halim Orana, Vëllezërit Hyseni, Muharrem Ibrahimi, Haki Muderizi, Fatos Limoni, 15 Qeshori në qendër të këtij qyteti. /Kosovapress/